Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Lindjen e Mesme

"Për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme, qytetarët këshillohen në mënyrë të rreptë kundër udhëtimit në Izrael dhe territoret palestineze", tha Ministria e Jashtme The post Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Lindjen e Mesme appeared first on Albinfo.

Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Lindjen e Mesme

Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj kundër udhëtimit në Liban, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze mes rreziqeve të “përshkallëzimit ushtarak”, përcjell albinfo.ch.

“Për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme, qytetarët këshillohen në mënyrë të rreptë kundër udhëtimit në Izrael dhe territoret palestineze”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Franca gjithashtu paralajmëroi shtetasit e saj kundër udhëtimit në Liban si për qëllime turistike, ashtu edhe familjare.

Të martën, ushtria izraelite goditi jugun e Bejrutit, duke vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Disa orë më vonë, një sulm në Teheran vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, sulm të cilin Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar. Në këtë sulm u vra edhe truproja e shefit të Hamasit.

Që nga inkursioni ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka vrarë të paktën 39 mijë palestinezë në Rripin e Gazës. Këto sulme të Izraelit kanë lënë pjesën më të madhe të 2.3 milionë njerëzve të enklavës palestineze të uritur dhe të pastrehë.

 

 

The post Franca paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Lindjen e Mesme appeared first on Albinfo.