Fundoset varka me vela në Itali, raportohet për disa të zhdukur

Një varkë me vela rreth 50 metra e gjatë u fundos në det në Itali pasi motit të keq që goditi Palermon. Mediat fqinje raportojnë për tornado që përfshiu zonën. Në varkën me vela ndodheshin 22 persona në bord, nga të cilët 15 u shpëtuan nga roja bregdetare, ndërsa shtatë të tjerë rezultojnë akoma të [...]Read More...

Fundoset varka me vela në Itali, raportohet për disa të zhdukur

Një varkë me vela rreth 50 metra e gjatë u fundos në det në Itali pasi motit të keq që goditi Palermon. Mediat fqinje raportojnë për tornado që përfshiu zonën.

Në varkën me vela ndodheshin 22 persona në bord, nga të cilët 15 u shpëtuan nga roja bregdetare, ndërsa shtatë të tjerë rezultojnë akoma të zhdukur. Mes të shpëtuarve është edhe një fëmijë 1 vjeç.

Personat që ndodheshin në varkë janë nga Britania e Madhe, Zelanda e Re dhe të disa kombësive të tjera.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane varka u fundos gjysmë milje larg bregut në një thellësi rreth 50 metra. Në operacionin e kërkim-shpëtimit është angazhuar edhe një helikopter.

Paraprakisht, dyshohet se shtatë personat e zhdukur kanë qenë në kabina dhe mund të jenë bllokuar brenda. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00.