Gashi: Kurti e Osmani po veprojnë me koordinim

Analisti Tomë Gashi beson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po veprojnë në koordinim lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, dhe se sipas tij, politika është paksa më reale ajo që nuk e shohim sepse ne gjithmonë kemi prirje të besojmë atë që e shohim para kamerave. Në […]

Gashi: Kurti e Osmani po veprojnë me koordinim
gashi:-kurti-e-osmani-po-veprojne-me-koordinim

gashi:-kurti-e-osmani-po-veprojne-me-koordinim

Analisti Tomë Gashi beson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po veprojnë në koordinim lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, dhe se sipas tij, politika është paksa më reale ajo që nuk e shohim sepse ne gjithmonë kemi prirje të besojmë atë që e shohim para kamerave.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai vlerësoi se Kurti po na përfaqëson me dinjitet dhe se logjika e tij është jashtëzakonisht e mprehtë.

“Kurti e Osmani merren vesh që njëri të flasë pak më butë e tjetri më ashpër. Ideja e presidentes dhe kryeministrit është me koordinim dhe qëllimi është i njëjtë”, deklaroi Gashi.

“Albini nuk ka deklaruar asnjëherë që nuk do të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare. Kur ambasadorët e Quintit takohen me Albinin në cilësinë e kryeministrit, unë mendoj që Albini i shikon dhe thotë ‘a thua e kanë përnjëmend këta?’, kur diskutojnë për çështje të betonave të urën e Ibrit”.

“Betonat janë pengesë psikologjike. Ura është funksionale për qytetarë, e nëse ka ndonjë rrezik çfarëdo që mund të imagjinohet, ata kalojnë aty me bagazhe e qese e gjëra që vijnë prej veriut të blejnë në jug sepse është shumë më lirë te ne shqiptarët, dhe nëse ka rrezik aty, atëherë rrezikshmëria po ekzistuaka permanent, por si ka mundësi që të lejohet për qytetarët, por makinat qenkan të rrezikshme?”, përfundoi Gashi.