Gazetari i ekonomisë: Taksa për rikyçje në furnizimin e rrymës pas shkyçjes është shumë e lartë

Gazetari i ekonomisë, Mehmet Gjata, thotë për “Front Online” se çdo vend në Ballkan ka kosto për rikyçje në rrjetin e furnizimit me energji elekrtike, por jo në mënyrën siç po vepron KESCO. Ai thotë se  janë të caktuara kuotat ose niveli i borxhit të konsumatorit dhe tejkalimi i këtyre kuotave kur bëhet shkyçja e […]

Gazetari i ekonomisë: Taksa për rikyçje në furnizimin e rrymës pas shkyçjes është shumë e lartë
gazetari-i-ekonomise:-taksa-per-rikycje-ne-furnizimin-e-rrymes-pas-shkycjes-eshte-shume-e-larte

gazetari-i-ekonomise:-taksa-per-rikycje-ne-furnizimin-e-rrymes-pas-shkycjes-eshte-shume-e-larte


Gazetari i ekonomisë, Mehmet Gjata, thotë për “Front Online” se çdo vend në Ballkan ka kosto për rikyçje në rrjetin e furnizimit me energji elekrtike, por jo në mënyrën siç po vepron KESCO.

Ai thotë se  janë të caktuara kuotat ose niveli i borxhit të konsumatorit dhe tejkalimi i këtyre kuotave kur bëhet shkyçja e borxhliut.

“Duhet të kihet parasysh se për rikyçje, apo rilidhje të konsumatorit në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, edhe në rastet e shkyqjes për shkak të mos pagesës së rrymës së konsumuar, në shumë vende, sidomos të Ballkanit, bëhet një pagesë. Por, gjithandej në këto shtete ka rregulla strikte. Janë të caktuara kuotat, ose niveli i borxhit të konsumatorit dhe tejkalimi i këtyre kuotave kur bëhet shkyqja e borxhliut, dhe në asnjë mënyrë nuk veprohet siç vepron KESCO”, tha gazetari Gjata.

Ai thotë se KESCO ka shkëputur konsumatorët e ndryshëm nga grupi i amvisrisë edhe për dy-tre euro të mbetur borxh, e mos të flasim për dhjetë e më shumë euro.

“KESCO, në dhjetëra e qindra raste, deri më tash ka shkëputur konsumatorët e ndryshëm nga grupi i amvisërisë edhe për dy-tre euro të mbetur borxh, e mos të flasim për dhjetë e më shumë euro. Dhe tani del që pagesa për rikyqje të jetë disa herë më e madhe se sa borxhi i klientëve të shkyqur për fare pak euro borxh”, theksoi tutje ai.

Gjata konsideron se shuma prej 17,7 taksë për rikqyje është shumë e lartë. “Unë mendoj se shuma 17,7 euro taksë për rikyçje në furnizimin e rrymës pas shkyçjes është shumë e lartë”.

Megjithatë, sipas tij qytetarët po tregohen klientë të disciplinuar, pagues goxha të mirë, të përgjegjshëm  dhe të rregulltë të rrymës

“Sipas të dhënave,  KESCO, as sistemi elektroenergjetik i Kosovës në përgjithësi tani e sa vjet nuk e ka problem te ndjeshëm mospagesën e rrymës nga konsumatorët. Përkundrazi, kosovarët, hiç komunat në veri të Kosovës, që për shkaqe politike nuk i kanë paguar deri më tash fare faturat e energjisë, po tregohen klientë të disciplinuar, pagues goxha të mirë, të përgjegjshëm  dhe të rregulltë të rrymës”, tha ai.

Por për ata që e vjedhin rrymën, kjo shumë nuk është e lartë aspak, sipas tij.

“Gjithsesi, në Kosovë ka probleme edhe me shpenzimin e paautorizuar të rrymës, ose thënë më konkretisht vjedhjen e këtij produkti. Në këto raste, pra në rastet kur duhet rikyçur konsumatorin në rrjet pas shkyçjes  për shkak të vjedhjes, taksa e paralajmëruar nga KESCo prej 17,7 eurosh, nuk është e lartë fare”, deklaroi ai.

Në fund, Gjata thotë se kjo taksë është e ngutshme dhe e padiskutushme me qytetarët, që del të jetë hakmarrje ndaj konsumatorëve.

“Duhet thënë se paralajmërimi i kësaj takse (17,7 eurosh) nga KESCO është e ngutshme, e padiskutueshme fare paraprakisht me konsumatorët dhe ngjanë goxha shumë si një hakmarrje e KESCO kundrejt konsumatorëve kosovarë, pas refuzimit të ZRRE-së për të pranuar tarifat e çmimit të ngritur të rrymës të kërkuara nga KESCO”, tha gazetari i ekonomisë për Front Online.