Stano: BE nuk merr pjesë në hedhjen e fajit mes Serbisë dhe Kosovës, palët t’i përmbushin obligimet
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se hedhja e fajit tek njëri – tjetri ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në dialog është shumë kundërproduktiv dhe në vend të kësaj të dyja palët duhet të shikojnë se çfarë nuk kanë përmbushur nga ajo që janë marrë vesh dhe të punojnë për të realizuar obligimet. Ai […]
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se hedhja e fajit tek njëri – tjetri ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në dialog është shumë kundërproduktiv dhe në vend të kësaj të dyja palët duhet të shikojnë se çfarë nuk kanë përmbushur nga ajo që janë marrë vesh dhe të punojnë për të realizuar obligimet.
Ai ka përsëritur se pa progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, as Serbia e as Kosova nuk mund të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.
Në raundin e fundit të dialogut në nivelin më të lartë në Bruksel, nuk ka pasur takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe sipas BE-së, Josep Borrell, Kosova nuk ishte e gatshme për këtë takim. Ndërsa, Vuçiq ka thënë se Kurti ka kërkuar që “Serbia ta njohë Kosovën”.