Gjendet i vdekur i burgosuri kosovar në burgun e Lozanës
Një 35-vjeçar kosovar është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij të burgut. Pavarësisht tentativave për ringjallje, ka mundur të konstatohet vetëm vdekja e tij The post Gjendet i vdekur i burgosuri kosovar në burgun e Lozanës appeared first on Albinfo.
Një i burgosur është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij në burgun Bois-Mermet të Lozanës të enjten në mëngjes. Stafi i burgut është përpjekur pa sukses për ta ringjallur dhe vetëm mund të konstatonte se 35-vjeçari kosovar kishte vdekur, transmeton albinfo.ch.
Rreth orës 5:40 të mëngjesit, një i burgosur tjetër njoftoi stafin e burgut se një i burgosur kishte varur veten, siç njoftoi policia kantonale e Vaud të premten.
Sipas gjetjeve fillestare, mund të përjashtohet ndikimi i një personi të tretë, shkruan sda.ch
Prokurori publik ka hapur procedurën për të sqaruar shkaqet e sakta.
The post Gjendet i vdekur i burgosuri kosovar në burgun e Lozanës appeared first on Albinfo.