Gjeorgji, ligjvënësit opozitarë sfidojnë ligjin për “agjentët e huaj”

Dhjetëra ligjvënës në Gjeorgji thanë më 22 korrik se kanë ndërmarrë hapa për të sfiduar Ligjin kontrovers të miratuar së fundi për “agjentët e huaj”, që ka vënë në rrezik aspiratat e shtetit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ligjvënësit opozitarë kanë ngritur një padi për të sfiduar ligjin, një hap i rëndësishëm para se [...]Read More...

Gjeorgji, ligjvënësit opozitarë sfidojnë ligjin për “agjentët e huaj”

Dhjetëra ligjvënës në Gjeorgji thanë më 22 korrik se kanë ndërmarrë hapa për të sfiduar Ligjin kontrovers të miratuar së fundi për “agjentët e huaj”, që ka vënë në rrezik aspiratat e shtetit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ligjvënësit opozitarë kanë ngritur një padi për të sfiduar ligjin, një hap i rëndësishëm para se të mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të shtetit.

Ligji për “agjentët e huaj” – që është i ngjashëm me ligjin e miratuar një dekadë më parë në Rusi – u paraqit para Parlamentit nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, dhe u miratua në maj dhe qershor, pavarësisht vetos së presidentes dhe protestave për javë të tëra.

Partia e vetme opozitare në Parlament, Girchi, ka refuzuar t’iu bashkohet ligjvënësve të tjerë opozitarë në këtë lëvizje, duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk është e pavarur dhe se nuk ka kuptim që të dërgohet ligji për interpretim.

Presidentja Salome Zurabishvili, e cila ka kritikuar ashpër ligjin. Ajo e ka dërguar ligjin në Kushtetuese më 16 korrik.