Itali/ Avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë, dy të vdekur

Një avion është rrëzuar pranë një autostrade në Itali rreth orës 13:00, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të pasagjerit. Avioni ishte nisur nga fusha ajrore “Alvaro Leonardi” në Maratta dhe për destinacion kishte L’Aquila-n. Sipas informacioneve, avioni me emrin “Aeroclub Pescara” ka fluturuar mbi autostradën E45, duke u rrëzuar menjëherë më pas. Pas rrëzimit [...]Read More...

Itali/ Avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë, dy të vdekur

Një avion është rrëzuar pranë një autostrade në Itali rreth orës 13:00, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të pasagjerit. Avioni ishte nisur nga fusha ajrore “Alvaro Leonardi” në Maratta dhe për destinacion kishte L’Aquila-n.

Sipas informacioneve, avioni me emrin “Aeroclub Pescara” ka fluturuar mbi autostradën E45, duke u rrëzuar menjëherë më pas.

Pas rrëzimit avioni ka shpërthyer në flakë dhe piloti e pasagjeri kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

/abcnews.al