Gjen macen pas 11 vitesh/ SHBA, pronarja shpërthen në lot kur e sheh

Jennifer Ravanel, një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpërthyer në lot pasi gjetur maçokun që kishte humbur 11 vite më parë falë një video të publikuar në rrjetet sociale. Ky është momenti kur gruaja e përlotur ribashkohet me kafshën e saj shtëpiake. “Po kjo është. Sam, ky është maçoku im. Më ke [...]Read More...

Gjen macen pas 11 vitesh/ SHBA, pronarja shpërthen në lot kur e sheh

Jennifer Ravanel, një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpërthyer në lot pasi gjetur maçokun që kishte humbur 11 vite më parë falë një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ky është momenti kur gruaja e përlotur ribashkohet me kafshën e saj shtëpiake.

“Po kjo është. Sam, ky është maçoku im. Më ke munguar shumë. Njëmbëdhjetë vjet që prej kur macja ime është zhdukur. Unë jam thjesht shumë e emocionuar.”

Jennifer Ravanel gjeti maçokun e saj pasi një video e publikuar në rrjetet sociale për here të parë në 12 gusht u bë virale duke marrë mbi 2 milionë shikime në rrjetin social Instagram.

Ka qenë organizata e kafshëve “Charleston Animal Society” që ka gjetur maçokun Sam pasi në trupin e  tij kishte një mikroçip.

Jennifer Ravanel e kishte adoptuar maçokun Sam në vitin 2011, por një qen e kishte trembur atë dy vite më pas dhe maçoku ishte larguar nga shtëpia që prej vitit 2013.