Kthim në gazetari? Johnson merr një ofertë për t’u larguar nga politika

Mediat britanike raportuan se ish-kryeministri Boris Johnson mund t’i rikthehet gazetarisë pas shumë vitesh politikë. Johnson thuhet se ka shprehur interesim për propozimin e menaxhmentit të grupit mediatik që zotëron gazetën Telegraph për të marrë postin e kryeredaktorit të gazetave Telegraph dhe Spectator, transmeton London Guardian. Edhe pse ende nuk ka marrëveshje apo bisedime formale, ish-kryeministri [...]Read More...

Kthim në gazetari? Johnson merr një ofertë për t’u larguar nga politika

Mediat britanike raportuan se ish-kryeministri Boris Johnson mund t’i rikthehet gazetarisë pas shumë vitesh politikë.

Johnson thuhet se ka shprehur interesim për propozimin e menaxhmentit të grupit mediatik që zotëron gazetën Telegraph për të marrë postin e kryeredaktorit të gazetave Telegraph dhe Spectator, transmeton London Guardian.

Edhe pse ende nuk ka marrëveshje apo bisedime formale, ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar thuhet se është konsultuar me ish-ministrin e tij të financave, Nadim Zahavi, i cili ka zhvilluar bisedime paraprake, jozyrtare me menaxhmentin e kompanisë mediatike, duke sugjeruar që Johnson të bëhet redaktori global i Telegraph, nëse një ofertë nga një palë tjetër është e pranueshme.

Johnson aktualisht shkruan një rubrikë për Daily Mail, megjithëse ka lidhje të gjata me Telegrafin, ku filloi karrierën e tij si një reporter i shquar i Brukselit duke shkruar kritika për rregullat e BE-së, përpara se të kthehej në MB për t’u bërë pjesè e politikës.

Zahavi fillimisht ishte i përfshirë në bisedimet për të ardhmen e Telegrafit si një ndërmjetës midis RedBird IMI, një media e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe familja Barclay.

Megjithatë, marrja në dorëzim e kësaj gazete, e cila shihet si një buletin i brendshëm i Partisë Konservatore, u kundërshtua ashpër nga shumë deputetë dhe gazetarë konservatorë, duke deklaruar se në Emiratet e Bashkuara Arabe po cenohej liria e shtypit./abcnews.al