Gjermani/ 47-vjeçari kalon natën në një restorant, mbyllet në tualet

Një burrë në një restorant në Gjermaninë perëndimore mbeti i mbyllur deri në orët e para të së shtunës, 17 gusht, pasi stafi e mbylli atë ndërsa ishte në tualet. Stafi i restorantit në qytetin Mannheim mesa duket nuk e ka kuptuar që 47-vjeçari ishte ende në tualet, ku ndodhej prej më shumë se 15 [...]Read More...

Gjermani/ 47-vjeçari kalon natën në një restorant, mbyllet në tualet

Një burrë në një restorant në Gjermaninë perëndimore mbeti i mbyllur deri në orët e para të së shtunës, 17 gusht, pasi stafi e mbylli atë ndërsa ishte në tualet.

Stafi i restorantit në qytetin Mannheim mesa duket nuk e ka kuptuar që 47-vjeçari ishte ende në tualet, ku ndodhej prej më shumë se 15 minutash dhe kanë mbyllur biznesin.

Policia tha se ai kaloi disa kohë duke menduar “opsionet e arratisjes” përpara se të vendoste të thërriste policinë.

Policët e nxorrën burrin nga dritarja.

Restoranti i tha policisë se në të ardhmen do të kontrollonte edhe tualetet përpara se të mbyllte restorantin./abcnews.al