Gjermani: Sulm me thikë në autobus, 5 të plagosur

Një grua theri me thikë dhe plagosi pesë persona në një autobus në Gjermaninë perëndimore të premten në mbrëmje, tha policia. E dyshuara 32-vjeçar, shtetas gjermane, u arrestua pas incidentit në qytetin Siegen. Të paktën 40 persona ishin në autobusin që po udhëtonte për në një festival të qytetit në kohën e sulmit. Sipas autoriteteve, […] The post Gjermani: Sulm me thikë në autobus, 5 të plagosur appeared first on Albinfo.

Gjermani: Sulm me thikë në autobus, 5 të plagosur

Një grua theri me thikë dhe plagosi pesë persona në një autobus në Gjermaninë perëndimore të premten në mbrëmje, tha policia.
E dyshuara 32-vjeçar, shtetas gjermane, u arrestua pas incidentit në qytetin Siegen.
Të paktën 40 persona ishin në autobusin që po udhëtonte për në një festival të qytetit në kohën e sulmit.

Sipas autoriteteve, tre nga pesë viktimat janë në gjendje të rëndë për jetën, një është i plagosur rëndë dhe i pesti vetëm i plagosur lehtë.

Policia po heton motivin e krimit. Ata thanë se nuk kishte indikacione se ishte një sulm terrorist. Policia u bëri thirrje qytetarëve “të mos përhapin raporte të rreme” në rrjetet sociale apo kanale të tjera.

Tabloidi gjerman Bild raportoi se sulmuesja mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Incidenti vjen një javë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në Solingen që tronditi vendin dhe detyroi qeverinë të shpallte ndryshime në politikat e sigurisë dhe azilit. Autori i dyshuar në sulmin në Solingen është një 26-vjeçar sirian, i cili më parë duhej të deportohej në Bullgari./DW

The post Gjermani: Sulm me thikë në autobus, 5 të plagosur appeared first on Albinfo.