Gjermani: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të ndihmave sociale

Mësohet se ndihmat sociale (Bürgergeld) në Gjermani nuk do të rriten vitin e ardhshëm, pra gjatë vitit 2025, përcjell albinfo.ch. Ministri i Punës Hubertus Heil thotë se inflacioni në Gjermani ka filluar të ulet dhe të normalizohet, ndaj nuk ka kurfarë nevoje që ndihmat sociale të rriten prapë. Heil tha se në këto ndihma do […] The post Gjermani: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të ndihmave sociale appeared first on Albinfo.

Gjermani: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të ndihmave sociale

Mësohet se ndihmat sociale (Bürgergeld) në Gjermani nuk do të rriten vitin e ardhshëm, pra gjatë vitit 2025, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Punës Hubertus Heil thotë se inflacioni në Gjermani ka filluar të ulet dhe të normalizohet, ndaj nuk ka kurfarë nevoje që ndihmat sociale të rriten prapë. Heil tha se në këto ndihma do të ketë edhe ndryshime dhe penalizime për ata që i keqpërdorin.

Ndihmat sociale në Gjermani nivelizohen varësisht nga inflacioni. Pasi që inflacioni në disa vitet e fundit ka qenë shumë i lartë edhe rritja e ndihmave ka qenë e tillë. Vetëm gjatë këtij viti (2024) rritja ka qenë 12% që është më shumë sesa rrogat, e kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje të mëdha.

Partia liberale kërkon madje tani që ndihmat të ulen, sepse inflacioni gjatë këtij viti është më i utë sesa është pritur. Ndihmat për një person të pamartuar aktualisht janë 563 euro në muaj, por shteti paguan edhe vendbanimin, rrymën dhe disa shërbime të tjera. Ndihma sociale jepen edhe për çiftet dhe fëmijët, por edhe për refugjatët nga Ukraina. Ndaj shumëkush ka shtruar edhe dilemën – që ndonjëherë më mirë është të mos punosh ndonjë punë që paguhet pak dhe të marrësh ndihma sociale. E fondi për ndihmat është rritur shumë dy vitet e fundit, për shkak të refugjatëve nga Ukraina, të cilët menjëherë futen në këto ndihma. Refugjatët dhe azilkërkuesit e tjerë nuk e kanë këtë të drejtë.

The post Gjermani: Vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të ndihmave sociale appeared first on Albinfo.