Sa paguhen përzgjedhësit dhe cili i prin listës?
Mes tyre edhe trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin The post Sa paguhen përzgjedhësit dhe cili i prin listës? appeared first on Albinfo.
Mësohet se selektori me pagën më të madhe në “Euro 2024” është ai i Anglisë, Gareth Southgate, ka shkruar mediumi spanjoll “AS”, përcjell albinfo.ch.
Southgate përfiton 5.8 milionë euro në vit.
Ai është në krye të “Tre Luanëve” prej vitit 2016-të, dhe pavarësisht ngritjes së përfaqësueses angleze, ende nuk ka fituar ndonjë trofe madhor.
I dyti në listë është Julian Nagelsmann i Gjermanisë, ndërsa podiumin e plotëson Roberto Martinez i Portugalisë.
Nagelsmann ka pagë vjetore prej 4.8 milionë eurove, kurse Martinezi përfiton 4 milionë euro pagë vjetore.
Përzgjedhësit më të paguar
- Gareth Southgate – Anglia – 5.8 milionë euro
- Julian Nagelsmann – Gjermania – 4.8 milionë euro
- Roberto Martinez – Portugalia – 4 milionë euro
- Didier Deschamps – Franca – 3.8 milionë euro
- Ronald Koeman – Holanda – 3 milionë euro
- Luciano Spalletti – Italia – 3 milionë euro
- Vincenzo Montella – Turqia – 1.5 milionë euro
- Murat Yakin – Zvicra – 1.4 milionë euro
- Ralf Rangnick – Austria – 1.3 milionë euro
- Domenico Tedesco – Belgjika – 1.3 milionë euro
The post Sa paguhen përzgjedhësit dhe cili i prin listës? appeared first on Albinfo.