Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Libani

Gjermania u bëri thirrje këtë të hënë qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Libani, duke thënë se trafiku ajror mund të pezullohet për shkak të frikës së një reagimi ushtarak izraelit pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga grupi militant libanez Hezbollah në Lartësitë Golan. “Përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës dhe përhapja e [...]Read More...

Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Libani

Gjermania u bëri thirrje këtë të hënë qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Libani, duke thënë se trafiku ajror mund të pezullohet për shkak të frikës së një reagimi ushtarak izraelit pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga grupi militant libanez Hezbollah në Lartësitë Golan.

“Përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës dhe përhapja e konfliktit nuk mund të përjashtohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, e cila “u kërkoi urgjentisht qytetarëve gjermanë të largoheshin nga Libani”, sipas Reuters.

Ai shtoi se kjo vlen veçanërisht për pjesët jugore të Libanit, duke përfshirë zonat urbane të Bejrutit dhe Luginës Bekaa dhe distriktin Baalbek-Ermel.

“Përshkallëzimi i mëtejshëm mund të çojë gjithashtu në pezullimin e plotë të trafikut ajror nga aeroporti Rafik Hariri (në Bejrut). Atëherë nuk do të ishte më e mundur të largohej nga Libani me rrugë ajrore“, tha ministria në Berlin.

Më herët, Gjermania u rekomandoi qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Izrael dhe në territoret palestineze, ku lufta midis forcave izraelite dhe grupit militant palestinez Hamas ka vazhduar që nga 7 tetori.

Kabineti i sigurisë i Izraelit të dielën autorizoi qeverinë për t’iu përgjigjur një sulmi me raketa në Lartësitë Golan që vrau të paktën 12 fëmijë dhe adoleshentë të shtunën, për të cilin Tel Aviv fajësoi Hezbollahun.

Ndërsa, grupi mohoi përgjegjësinë për sulmin./abcnews.al