Gjimshitin mund të bëhet “Sheik”?! Ofertë e majme nga Katari për mbrojtësin

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta. Dukej e pamundur deri më tani, por paratë e sheikëve po ndryshojnë frikshëm balancat në futboll. Më konkretisht lideri i mbrojtjes së Atalantes dhei Shqipërisë kërkohet nga klubi i Katarit, Al Rajan. 31-vjeçari duket se ka marrë një ofertë të parezistueshme financiare nga bota arabe, para të cilat... The post Gjimshitin mund të bëhet “Sheik”?! Ofertë e majme nga Katari për mbrojtësin appeared first on AfterParty.

Gjimshitin mund të bëhet “Sheik”?! Ofertë e majme nga Katari për mbrojtësin

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta. Dukej e pamundur deri më tani, por paratë e sheikëve po ndryshojnë frikshëm balancat në futboll. Më konkretisht lideri i mbrojtjes së Atalantes dhei Shqipërisë kërkohet nga klubi i Katarit, Al Rajan. 31-vjeçari duket se ka marrë një ofertë të parezistueshme financiare nga bota arabe, para të cilat e kanë tunduar shqiptarin e Luginës së Preshevës.

Gjimshiti duhet të zgjedhë mes karrierës pasi luan në një prej kampionateve më të fortë në Evropë, madje si protagonist, e nga ana tjetër janë paratë të cilat në një moshë të tillë e tundojnë jo pak kapitenin e Shqipërisë. Kartoni i tij ndërkohë vlerësohet mes 10-15 mln euro, ndërsa kontrata me bergamasket i përfundon në 2026.

Por ndërkohë qendërmbrojtësi tundohet nga një largim i mundshëm, zyrtarisht një tjetër lojtar shqiptar i është bashkuar serisë A. sikurse edhe pritej Kaljari zyrtarizoi blerjen nga Egnatia për 300 mijë euro të portierit Alen Sherri, gardian në orbitën edhe të kombëtares shqiptare.

The post Gjimshitin mund të bëhet “Sheik”?! Ofertë e majme nga Katari për mbrojtësin appeared first on AfterParty.