Gjobitet edhe ujësjellësi i kryeqytetit për ekspozim të të dhënave të konsumatorëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Deri te gjoba erdhi pas aknesave që kjo agjenci thotë se  ka pranuar ankesa nga qytetarët të cilët kanë raportuar se ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin […]

Gjobitet edhe ujësjellësi i kryeqytetit për ekspozim të të dhënave të konsumatorëve
gjobitet-edhe-ujesjellesi-i-kryeqytetit-per-ekspozim-te-te-dhenave-te-konsumatoreve

gjobitet-edhe-ujesjellesi-i-kryeqytetit-per-ekspozim-te-te-dhenave-te-konsumatoreve

Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Deri te gjoba erdhi pas aknesave që kjo agjenci thotë se  ka pranuar ankesa nga qytetarët të cilët kanë raportuar se ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar, njofton Klankosova.tv.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi si autoritet i pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas shqyrtimit të ankesave, ka konstatuar se K.R.U “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët, dhe ka shqiptuar gjobë ndaj K.R.U “Prishtina” Sh.A., për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

AIP iu bën thirrje  të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, përndryshe pasojnë gjobat.

Një gjobë të tillë, gjatë javës së shkuar e mori edhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

Kjo kompani u gjobit me 20 mijë euro, njofton Klankosova.tv.