Gjykata shpall të pafajshëm reperin iranian që ishte dënuar me vdekje

Gjykata Revolucionare e Isfahanit e ka shpallur të pafajshëm Toomaj Salehin, reperin iranian i cili ishte dënuar me vdekje për shkak të këngëve të tij protestuese kundër republikës islamike. Avokati i Salehit tha se gjykata e cila ishte marrë me rastin e klientit të tij në vitin 2022 për akuzën për “korrupsion në Tokë”, e [...]Read More...

Gjykata shpall të pafajshëm reperin iranian që ishte dënuar me vdekje

Gjykata Revolucionare e Isfahanit e ka shpallur të pafajshëm Toomaj Salehin, reperin iranian i cili ishte dënuar me vdekje për shkak të këngëve të tij protestuese kundër republikës islamike.

Avokati i Salehit tha se gjykata e cila ishte marrë me rastin e klientit të tij në vitin 2022 për akuzën për “korrupsion në Tokë”, e mori aktvendimin më 14 gusht.

Amir Raesiani shkroi në X se Dega 5 e Gjykatës Revolucionare e Isfahanit e ka bërë publik aktvendimin që e shpall të pafajshëm klientin e tij në këtë rast.

Ai shtoi se gjykata gjithashtu mori vendim për “pezullimin e ndjekjes penale për akuza të tjera” dhe i dërgoi dy akuza, për publikimin e gënjeshtrave në kompjuter dhe për prishjen e rendit, në Gjykatën Penale 2 me “urdhër për diskualifikim”.

Salehi u dënua më vdekje nga Gjykata Revolucionare në maj për akuzën për “korrupsion në Tokë”, por Gjykata Supreme e rrëzoi vendimin e saj dhe rastin e dërgoi në një degë paralele të Gjykatës Revolucionare për rishqyrtim.