Haliti: Kursi politik i kësaj qeverie është shqetësues, Kurti duhet të bie me këmbë në tokë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon. Haliti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, edhe masat aktuale nuk janë vendosur kundër Kosovës, por kundër kësaj Qeverie. “BE-ja, s’ka vendosur masa kundër Kosovës, por kundër Qeverisë së Kosovës e politikave populiste, […]

Haliti: Kursi politik i kësaj qeverie është shqetësues, Kurti duhet të bie me këmbë në tokë
haliti:-kursi-politik-i-kesaj-qeverie-eshte-shqetesues,-kurti-duhet-te-bie-me-kembe-ne-toke

haliti:-kursi-politik-i-kesaj-qeverie-eshte-shqetesues,-kurti-duhet-te-bie-me-kembe-ne-toke

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon.

Haliti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, edhe masat aktuale nuk janë vendosur kundër Kosovës, por kundër kësaj Qeverie.

“BE-ja, s’ka vendosur masa kundër Kosovës, por kundër Qeverisë së Kosovës e politikave populiste, aspak të dobishme për Kosovën. Mendoj që Kryeministri i Kosovës është lajthitur nga këshilltarë që duan ta kompromitojnë sa më shumë para opinionit ndërkombëtarë e në veçanti para SHBA , BE e BM, të cilët janë më kontributorët për të arriturat e derisotme të Kosovës”, thotë Haliti.

“Llogjika e pavarësisë së pavarur siç po pretendon Kurti, është e tejkaluar. Pavarësia e të gjitha vendeve demokratike është e ndërvarur nga njëra tjetra. Përcaktimi i popullit më pro Amerikan në botë , siç është Kosova, domosdoshmërisht që kërkon që politikat shtetërore të janë të ndërvarura dhe të bashkërënditura me politikat e SHBA, për Kosovën e Ballkanin në përgjithësi”, shton ai.

Haliti thotë se sa më shpejt që Kurti bjen me “këmbë në tokë” aq më mirë do të jetë për të, ku ka bërë thirrje që veprimet t’i koordinojë me aleatët tanë.

“Kursi politik i qeverisë së Kosoves është mjaft shqetësues, dhe i kritikuar nga miqtë strategjik. Prandaj sa më shpejtë që Kurti të bjen me këmbë në tokë, duke bashkërenditur vendimet e veprimet me vendet mike aq më mirë do jetë për të, për Kosovën e gjithë rajonin”, tha Haliti.
Duke folur për veprimet e Kurtit, Haliti i ka propozuar kryeministrit që të shkojë në bjeshkë, ose afër detit, në mënyrë që të refleketojë.