Ngjarje e trishtë në Podujevë: Vogëlushja rreth 2 vjeçe humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në familjen Bici në fshatin Penuh të Podujevë.   Fëmija rreth 2 vjeçar i familjes humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tyre.   Sinjali ka mësuar detaje të rënda dhe dyshimet e para për vdekjen e vogëlushes. Sipas informacioneve që posedojnë tashmë organet e rendit, bazuar në […]

Ngjarje e trishtë në Podujevë: Vogëlushja rreth 2 vjeçe humb jetën  pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur
ngjarje-e-trishte-ne-podujeve:-vogelushja-rreth-2-vjece-humb-jeten-pasi-u-rrokullis-djepi-ku-ishte-e-lidhur

ngjarje-e-trishte-ne-podujeve:-vogelushja-rreth-2-vjece-humb-jeten-pasi-u-rrokullis-djepi-ku-ishte-e-lidhur

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në familjen Bici në fshatin Penuh të Podujevë.

 

Fëmija rreth 2 vjeçar i familjes humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tyre.

 

Sinjali ka mësuar detaje të rënda dhe dyshimet e para për vdekjen e vogëlushes.

Sipas informacioneve që posedojnë tashmë organet e rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje.

Ky moment tronditi familjen, pasi fëmija ishte në gjumë dhe në momentin që djepi është rrotulluar, dyshohet se është ngufatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur.

Kjo situatë tmerroi familjën, që e dërguan fëmijën në Emergjencën e Podujevës, ku fatkeqësisht vetëm u konstatua vdekja.

Gazeta tutje mëson se në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.