Osmani takoi Hovenierin, folën për zhvillimet në vend dhe fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-ShBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt javor dje në Presidencë, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në njoftimin e Presidencës thuhet se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, e poashtu dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për për […]

Osmani takoi Hovenierin, folën për zhvillimet në vend dhe fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-ShBA
osmani-takoi-hovenierin,-folen-per-zhvillimet-ne-vend-dhe-fuqizimin-e-bashkepunimit-kosove-shba

osmani-takoi-hovenierin,-folen-per-zhvillimet-ne-vend-dhe-fuqizimin-e-bashkepunimit-kosove-shba

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt javor dje në Presidencë, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, e poashtu dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblese së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.

Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblese së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Presidencës.