Lansohet eKesco, versioni i ri i furnizuesit të shërbimeve mbi energjinë elektrike

KESCO, si Furnizues i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, ka lansuar versionin e ri të aplikacionit eKesco. Ky version është krijuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për t’u ofruar konsumatorëve një mënyrë më të lehtë dhe efikase për menaxhimin e konsumit dhe shërbimet e tyre të energjisë. Sipas njoftimit, ky aplikacion […]

Lansohet eKesco, versioni i ri i furnizuesit të shërbimeve mbi energjinë elektrike
lansohet-ekesco,-versioni-i-ri-i-furnizuesit-te-sherbimeve-mbi-energjine-elektrike

lansohet-ekesco,-versioni-i-ri-i-furnizuesit-te-sherbimeve-mbi-energjine-elektrike

KESCO, si Furnizues i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, ka lansuar versionin e ri të aplikacionit eKesco.

Ky version është krijuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për t’u ofruar konsumatorëve një mënyrë më të lehtë dhe efikase për menaxhimin e konsumit dhe shërbimet e tyre të energjisë.

Sipas njoftimit, ky aplikacion prezanton një sërë veçorish inovative që synon t’u ofrojë konsumatorëve kontroll, njohuri dhe përdorim të energjisë në mënyrë efikase.

”Me versionin e ri, i cili është dizajnuar të jetë më tërheqës për përdoruesit, me navigim më të lehtë dhe qasje më të shpejtë në veçoritë thelbësore, do të lehtësohet edhe më tepër përvoja e përdoruesve. Aplikacioni ofron një mori shërbimesh, të cilat do të rrisin edhe më tepër komunikimin direkt me konsumatorët dhe anasjelltas. Përpos kësaj, tani ofron sinjalizimet e personalizuara për secilin njehsor të regjistruar për t’u përkujtuar afatet e pagesave, historikun e pagesave, listën e pajisjeve elektroshtëpiake-për të parë konsumin e tyre dhe, në të njëjtën kohë, për të reduktuar konsumin, për të mundësuar komunikim më të lehtë, për ndërprerjet e mundshme etj. E gjithë kjo për të ndihmuar konsumatorët që të jenë të informuar dhe proaktivë”.

Fushata ”Me ni t’prekme”, ka për qëllim informimin e përdoruesve me versionin e ri elegant dhe dinamik, ku të gjitha shërbimet mund të kryhen vetëm me një klikim.

Gjithashtu, informatat më të detajuara rreth aplikacionit, përdoruesit mund t’i gjejnë në rrjetet sociale.

Versioni i ri i aplikacionit tani është i disponueshëm për shkarkim në platformat iOS dhe Android.

Përdoruesit ekzistues mund të përditësojnë aplikacionin e tyre për të hyrë në veçoritë e reja, ndërsa përdoruesit e rinj mund ta shkarkojnë atë nga Apple App Store ose Google Play Store.