Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues që u arrestua për përfshirje në mashtrim për përfitime

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues L.B për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë. “Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim […]

Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues që u arrestua për përfshirje në mashtrim për përfitime
suspendohet-zyrtari-i-sherbimit-korrektues-qe-u-arrestua-per-perfshirje-ne-mashtrim-per-perfitime

suspendohet-zyrtari-i-sherbimit-korrektues-qe-u-arrestua-per-perfshirje-ne-mashtrim-per-perfitime

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues L.B për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë.

“Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se “mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme”.

“Lidhur me këtë, ne jemi të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje”.