Hasani: Statuti i UP që miratoi Kuvendi antikushtetues, ka për qëllim kapjen e profesoratit dhe shantazhimin e tyre me lojalitet politik

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për ish-Rektorin e UP’së, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ky statut është antikushtetues. Sipas Hasani, përmes këtij statuti po synohet kapja e profesoratit dhe shantazhimi i tyre me lojalitet politik, nëse duan të mbesin në […]

Hasani: Statuti i UP që miratoi Kuvendi antikushtetues, ka për qëllim kapjen e profesoratit dhe shantazhimin e tyre me lojalitet politik
hasani:-statuti-i-up-qe-miratoi-kuvendi-antikushtetues,-ka-per-qellim-kapjen-e-profesoratit-dhe-shantazhimin-e-tyre-me-lojalitet-politik

hasani:-statuti-i-up-qe-miratoi-kuvendi-antikushtetues,-ka-per-qellim-kapjen-e-profesoratit-dhe-shantazhimin-e-tyre-me-lojalitet-politik

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për ish-Rektorin e UP’së, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ky statut është antikushtetues.

Sipas Hasani, përmes këtij statuti po synohet kapja e profesoratit dhe shantazhimi i tyre me lojalitet politik, nëse duan të mbesin në punë.

“Statuti është akt i përgjithshëm që afekton liritë dhe të drejtat e njeriut dhe duhet të dalë në diskutim publik. Nuk ka dalë kurrë! Formimi i tij ka qenë krejt klandestin. Kjo shkel parimet kushtetuese të barazisë, mosdiskriminimit dhe pjesëmarrjes së qytetarit në caktimin e politikave publike”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka pasur vërejtje edhe në procedura.

“Statuti dhe çdo akt juridik duhet të skenohet nga Komisioni Statutar i UP-së, gjë që nuk është bërë. Ky standard në forma të ndryshme ekziston në çdo universitet publik, në dy anët e Atlantikut. Këto janë sa për procedurë”.

Hasani ka thënë se në këtë statut prek sigurinë juridike dhe dinjitetin e profesorit universitar. Ai tha se po synohet që krejt profesorët e rregullt (me ‘tenure’) të rivlerësohen nga e para ose të largohen nga sistemi universitar.

“Me Statut parashihet kategoria që askund nuk haset e që quhet diçka si ‘mirëmbajtja e titullit akademik’. Domethënë, profesorët duhet tërë jetën të jenë në ankth për botime të caktuara me qëllim të mirëmbajtjes së titujve të fituar akademikë. Deri në thirrjen e fundit akademike, domosdo që çdo universitet nxit e detyron profesoratin për avancim. Standard universitar është, megjithatë, që kur profesorët fitojnë ‘tenure’ apo vendimin për marrëdhënie të përhershme pune, ata vetëm mbajnë mësim dhe botojnë çka të duan dhe si të duan. Kjo dispozitë me këtë detyrim për ‘mirëmbajtje’ – që ngjason në diferencimet ideopolitike të kohës së komunizmit – prek sigurinë juridike dhe dinjitetin e profesorit universitar”, ka thënë Hasani.

“Si e tillë, kjo kategori statutare ka për qëllim kapjen e profesoratit dhe shantazhimin e tyre me lojalitet politik, nëse duan të mbesin në punë. Edhe në Harvard e Kembrixh kur ke ‘tenure’ supozohet që ke mbërri majat e dijes dhe mbetesh i respektuar. Pra, edhe në rastet e universiteteve private! Këtu synohet që krejt profesorët e rregullt (me ‘tenure’) të rivlerësohen nga e para ose të largohen nga sistemi universitar”, ka shtuar Hasani.

Ai ka thënë se Statuti nuk ka as dispozita kalimtare, që sipas ish-kryetarit të Kushtetueses, kurrë nuk guxon të jetë praktikë në një akt të përgjithshëm juridik.

Ai ka argumentuar edhe kundër atyre që kanë theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për kontroll kushtetues të Statutit të UP-së.

“Ky mendim është gabim sepse Rregullorja e Kuvendit dhe Statuti i UP-së janë dy aktet juridike që nuk janë ligje, ani se akte të përgjithshme edhe miratohen nga Kuvendi. Bile Statuti miratohet saktësisht sipas procedurës së njëjtë për miratimin e ligjeve të zakonshme. Ka një standard evropian nga Gjykata Evropiane e Luksemburgut që definon si ligj çdo gjë që afekton liritë dhe të drejtat e njeriut. Statuti është i tillë”, ka thënë Hasani për Koha.net.