Rexhepi: Krisja e raporteve Kosovë-SHBA si pasojë e veprimeve të gabuara dhe të pa koordinuara me aleatët

Se raportet Kosovë-SHBA janë krisur e thotë edhe kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi. Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se raportet politike janë të krisura në mes institucioneve e jo popujve. Rexhepi fajin për krisjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA e ka hedhur tek veprimet e institucioneve që sipas tij, kanë […]

Rexhepi: Krisja e raporteve Kosovë-SHBA si pasojë e veprimeve të gabuara dhe të pa koordinuara me aleatët
rexhepi:-krisja-e-raporteve-kosove-shba-si-pasoje-e-veprimeve-te-gabuara-dhe-te-pa-koordinuara-me-aleatet

rexhepi:-krisja-e-raporteve-kosove-shba-si-pasoje-e-veprimeve-te-gabuara-dhe-te-pa-koordinuara-me-aleatet


Se raportet Kosovë-SHBA janë krisur e thotë edhe kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se raportet politike janë të krisura në mes institucioneve e jo popujve.

Rexhepi fajin për krisjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA e ka hedhur tek veprimet e institucioneve që sipas tij, kanë qenë të gabuara.

Rexhepi thotë se mos koordinimi me faktorin ndërkombëtar është pasuar me ftohje të raporteve.

“Raportet politike me Amerikën fatkeqësisht janë të krisura, por këto krisje edhe pse nuk janë në rregull, fatmirësisht janë në mes të Institucioneve e jo në mes popujve. Kjo ka ardhë si pasojë e deklaratave e veprimeve shpesh herë të gabuara nga Institucionet e Kosovës. Për shkak të veprimeve politike në terren, pa u koordinu me faktorin ndërkombëtar, e posaçërisht me SHBA-të. Institucionet kanë pas të drejtë në veprime të tilla, por unë mendoj që nuk është bërë në mënyrën e momentin e duhur politik e kohorë”, deklaroi Rexhepi.