Haki Abazi: Ende nuk kam vendosur…

Në Qeverinë “Kurti 1” Haki Abazi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ndërsa në mandatin e Qeverisë “Kurti 2” ka udhëhequr për disa vite Komisionin Parlamentar për  Politikë të Jashtme. Ndërsa në muajin maj të 2023-tes, grupi Parlamentar i LVV-së pati vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi. Përjashtimi i tij ka ardhur një […]

Haki Abazi: Ende nuk kam vendosur…
haki-abazi:-ende-nuk-kam-vendosur…

haki-abazi:-ende-nuk-kam-vendosur…


Në Qeverinë “Kurti 1” Haki Abazi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ndërsa në mandatin e Qeverisë “Kurti 2” ka udhëhequr për disa vite Komisionin Parlamentar për  Politikë të Jashtme. Ndërsa në muajin maj të 2023-tes, grupi Parlamentar i LVV-së pati vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi. Përjashtimi i tij ka ardhur një ditë pasi deputeti Abazi ka pretenduar që atij i është orkestruar një përplasje fizike me deputetin Salih Zyba me urdhër të kryeministrit Kurti e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusarit.

Tashmë si deputet i pavarur Haki Abazi ende nuk ka vendosur se cili do të jetë qëndrimi i tij politik në zgjedhjet e ardhshme, të paktën kështu është shprehur në një prononcim për Front Online.

“Nuk kam vendosur ende asgjë”, u shpreh shkurt Abazi për Front Online.