Deputeti Fatmir Humolli tregon nëse do të angazhohet politikisht në zgjedhjet e reja parlamentare

Në mars të 2023, Lëvizja Vetëvendosje mbeti me një deputet më pak. Bëhej fjalë për deputetin Fatmir Humolli. Ai u largua nga VV-ja për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie. I pyetur nga Front Online se cili do të […]

Deputeti Fatmir Humolli tregon nëse do të angazhohet politikisht në zgjedhjet e reja parlamentare
deputeti-fatmir-humolli-tregon-nese-do-te-angazhohet-politikisht-ne-zgjedhjet-e-reja-parlamentare

deputeti-fatmir-humolli-tregon-nese-do-te-angazhohet-politikisht-ne-zgjedhjet-e-reja-parlamentare


Në mars të 2023, Lëvizja Vetëvendosje mbeti me një deputet më pak. Bëhej fjalë për deputetin Fatmir Humolli. Ai u largua nga VV-ja për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie.

I pyetur nga Front Online se cili do të jetë qëndrimi i tij partiak në zgjedhjet e ardhshme, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli thotë se me asnjë parti aktuale s’do të bëjë pjesë.

Humolli ka bërë të ditur se është në proces të një formimi të një grupi të ri.

“Me asnjë parti aktuale çfarë janë nuk do të jem pjesë e zgjedhjeve. Në qoftëse krijohen mundësitë për të hyrë vetë me një grup shokësh që jemi duke punuar mirë që s’krijohen mundësitë asgjë askujt”, u shpreh Humolli.

Ish-deputeti i VV-së thotë se me këtë parti nuk i eci bashkëpunimi pasi sipas tij, këta të fundit nuk e mbajtën fjalën.

“Me VV i kemi bashkuar energjitë për një mision nuk ka eci se nuk e mbajtën fjalën. Duhet të fuqizohem si grupacion kështu mendojmë unë dhe disa aktivistë të hershëm politik që janë”, deklaroi Humolli për Front Online.