Betohen 80 noterë të rinj

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se sot janë betuar 80 noterët e rinj. “80 noterët e rinj kanë dhënë betimin para ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.” Ministrja Haxhiu ia ka ndarë licencat atyre dhe i ka uruar suksese. “Pas përfundimit të […]

Betohen 80 noterë të rinj
betohen-80-notere-te-rinj

betohen-80-notere-te-rinj

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se sot janë betuar 80 noterët e rinj.

“80 noterët e rinj kanë dhënë betimin para ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.”

Ministrja Haxhiu ia ka ndarë licencat atyre dhe i ka uruar suksese.

“Pas përfundimit të ceremonisë, ministrja Haxhiu ndau licencat për noterët e emëruar dhe ju uroi suksese dhe punë të mbarë dhe me përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të tyre.”

Haxhiu ka thënë se provimi i noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë.

“Tutje ministrja Haxhiu tha se Provimi i Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë dhe sipas saj shtimi i noterëve të rinj do të përmbushë nevojat e qytetarëve për shërbime noteriale. Në fund ministrja Haxhiu, falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional në këtë proces.”