Haradinaj: AAK-ja është e hapur për bashkatdhetarët dhe e gatshme për të qenë në mbështetje të tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur disa kolegë të tij nga diaspora, për të cilët ka thënë se me shumë përkushtim “kanë bërë që Aleanca të shndërrohet në parti me mbështetje masive nga bashkatdhetarët”. Kreu i AAK-së ka thënë se krahas pritjes së kolegëve, ka takuar edhe shumë bashkatdhetarë tjerë, […]

Haradinaj: AAK-ja është e hapur për bashkatdhetarët dhe e gatshme për të qenë në mbështetje të tyre
haradinaj:-aak-ja-eshte-e-hapur-per-bashkatdhetaret-dhe-e-gatshme-per-te-qene-ne-mbeshtetje-te-tyre

haradinaj:-aak-ja-eshte-e-hapur-per-bashkatdhetaret-dhe-e-gatshme-per-te-qene-ne-mbeshtetje-te-tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur disa kolegë të tij nga diaspora, për të cilët ka thënë se me shumë përkushtim “kanë bërë që Aleanca të shndërrohet në parti me mbështetje masive nga bashkatdhetarët”.

Kreu i AAK-së ka thënë se krahas pritjes së kolegëve, ka takuar edhe shumë bashkatdhetarë tjerë, ndërsa ka premtuar mbështetje për çfarëdo që ata kanë nevojë.

“Këto ditë kam pasur rastin të takoj shumë bashkatdhetarë që me ardhjen e tyre në Atdhe vërtet i kanë dhënë hijeshi vendit. Po ashtu kam pasur kënaqësinë që në vazhdimësi të pres kolegë nga diaspora me të cilët me shumë përkushtim kanë bërë Aleanca të shndërrohet në parti me mbështetje masive nga bashkatdhetarët. Në takim me kolegët Ukë Blaka, Selim Hoti dhe Can Tahiri, Klaudia Prenaj, Nol Prenaj, Zana Kika, Shaban Çelaj i përgëzova për punën e palodhshme që janë duke bërë për shqiptarët në diasporë dhe për fuqizimin e Aleancës atje”, ka thënë Haradinaj.

“Aleanca është e hapur për bashkatdhetarët dhe e gatshme si gjithmonë për të qenë në mbështetje të tyre për çfarëdo që ata kanë nevojë. Mbetemi të përkushtuar për t’iu krijuar kushte të favorshme për investime në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.