Nënkalimi në Ferizaj, Gjoshi publikon pamje: Populli t’i kthehet zhvillimit me PDK-në, ose të vazhdojë rënien me VV-në
Betim Gjoshi, sekretar për Anëtarësi dhe Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, ka publikuar pamje nga nënkalimi që u përurua të premten në Ferizaj. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se populli ka dy rrugë: “t’i kthehet zhvillimit me PDK-në ose të vazhdojë rënien në humnerë me VV-në”. Postimi […]
Betim Gjoshi, sekretar për Anëtarësi dhe Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, ka publikuar pamje nga nënkalimi që u përurua të premten në Ferizaj.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se populli ka dy rrugë: “t’i kthehet zhvillimit me PDK-në ose të vazhdojë rënien në humnerë me VV-në”.
Postimi i plotë:
Populli i Kosovës i ka dy rrugë përpara:
T’i kthehet zhvillimit të Kosovës me PDK-në ose të vazhdojë rënien në humnerë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin! Rrugë të mesme nuk ka!