Deponia ilegale e mbeturinave po digjet që disa ditë në lagjen Kodra e Timave

Një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është përfshirë nga zjarri tash e disa ditë. Zjarri ka kapluar edhe sipërfaqe përreth me bari dhe shkurre. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha për Gazetën Express se në atë zonë janë duke u ballafaquar që disa ditë. “Që […]

Deponia ilegale e mbeturinave po digjet që disa ditë në lagjen Kodra e Timave
deponia-ilegale-e-mbeturinave-po-digjet-qe-disa-dite-ne-lagjen-kodra-e-timave

deponia-ilegale-e-mbeturinave-po-digjet-qe-disa-dite-ne-lagjen-kodra-e-timave

Një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është përfshirë nga zjarri tash e disa ditë. Zjarri ka kapluar edhe sipërfaqe përreth me bari dhe shkurre.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha për Gazetën Express se në atë zonë janë duke u ballafaquar që disa ditë.

“Që disa ditë jemi duke u ballafaquar me zjarr në deponi ilegale të mbeturinave që është krijuar rreth rrugës së panairit. Tash ka përfshi edhe sipërfaqe me bari dhe shkurre. Ekipet janë aty duke u marrë me shuarjen e këtij zjarri”, tha Gashi.