Berisha: Në pushtet kemi një Qeveri e cila ka ardhur deri te Qeverisja me veprime kriminale

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se hetimi i disa ministrave për vepra të ndryshme penale ngre disa pikëpyetje dhe shqetësime lidhur me ndikimin e tyre në politikbërje dhe funksionimin e qeverisë. “Situata aktuale ku disa ministra janë nën hetime tregon një sfidë të madhe për qeverisjen dhe funksionimin e demokracisë institucionale. […]

Berisha: Në pushtet kemi një Qeveri e cila ka ardhur deri te Qeverisja me veprime kriminale
berisha:-ne-pushtet-kemi-nje-qeveri-e-cila-ka-ardhur-deri-te-qeverisja-me-veprime-kriminale

berisha:-ne-pushtet-kemi-nje-qeveri-e-cila-ka-ardhur-deri-te-qeverisja-me-veprime-kriminale


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se hetimi i disa ministrave për vepra të ndryshme penale ngre disa pikëpyetje dhe shqetësime lidhur me ndikimin e tyre në politikbërje dhe funksionimin e qeverisë.

“Situata aktuale ku disa ministra janë nën hetime tregon një sfidë të madhe për qeverisjen dhe funksionimin e demokracisë institucionale. Në qeverinë Kurti, disa ministra janë nën hetime për vepra të ndryshme penale. Kjo situatë ngre disa pikëpyetje dhe shqetësime lidhur me ndikimin e tyre në politikbërje dhe funksionimin e qeverisë”, theksoi ai.

Berisha thotë se ministrat nën hetime mund të jenë të shpërqendruar, por edhe të hendikepuar e të shantazhuar në detyrat e tyre për shkak të çështjeve ligjore.

“Në vendet demokratike, çfarë mëton të jetë edhe Kosova, është jo e zakonshme që një numër i konsiderueshëm i ministrave të jenë nën hetime për vepra penale. Ministrat e përfshirë në hetime mund të jenë të shpërqendruar, por edhe të hendikepuar e të shantazhuar në detyrat e tyre për shkak të çështjeve ligjore”, tha ai.

Për deputetin e PDK-së, qeveria aktuale me filozofi majtiste totalitare po e synon kapjen dhe kontrollimin partiak të çdo segmenti shtetëror.

“Në një demokraci funksionale, sistemi gjyqësor dhe organet hetimore duhet të jenë të pavarura nga ndikimi politik. Kjo qeveri me filozofi majtiste totalitare po e synon kapjen dhe kontrollimin partiak të çdo segmenti shtetëror”.

Berisha për fund thotë se hetimet aktuale dhe gjykimet e mëhershme kanë dëshmuar qartë se është ndikuar/kapur drejtësia.

“Përballja me këto hetime në mënyrë të hapur dhe të ndershme do të ishte një test i rëndësishëm për qeverinë. Por, hetimet aktuale dhe gjykimet e mëhershme kanë dëshmuar qartë se është ndikuar/kapur drejtësia edhe për raste aktesh të kryera me mjete terroriste ndaj institucioneve, me krijimin e organizatës terroriste “Syri i Popullit” për vrasje të personaliteteve shtetërore, gjatë “revolucionit të shamijave të kuqe” për ardhje në pushtet”, tha ai për Front Online.