Osmani nga Britania shpreh keqardhje që s’mund ta takojë sot ministren e Jashtme të Japonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë sot në Kosovë më rastin e vizitës së ministres së Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko, për shkak të qëndrimit të saj në Britani. Megjithatë, përmes një postimi në “X”, e para e shtetit thotë se Yokon pati kënaqësinë ta takojë në Samitin […]

Osmani nga Britania shpreh keqardhje që s’mund ta takojë sot ministren e Jashtme të Japonisë
osmani-nga-britania-shpreh-keqardhje-qe-s’mund-ta-takoje-sot-ministren-e-jashtme-te-japonise

osmani-nga-britania-shpreh-keqardhje-qe-s’mund-ta-takoje-sot-ministren-e-jashtme-te-japonise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë sot në Kosovë më rastin e vizitës së ministres së Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko, për shkak të qëndrimit të saj në Britani.

Megjithatë, përmes një postimi në “X”, e para e shtetit thotë se Yokon pati kënaqësinë ta takojë në Samitin e Grave Lidere në Itali.

“Meqë ministrja e Jashtme e Japonisë, Kamikaëa Yoko, fillon vizitën e saj sot në Kosovë, më vjen keq që nuk mund të jem atje për shkak të vizitës sime në Mbretërinë e Bashkuar. Por muajin e kaluar, pata kënaqësinë ta takoj në Samitin e Grave Lidere në Itali. Ne patëm një diskutim të madh për aleancën e fortë ndërmjet Kosovës dhe Japonisë – një partneritet që jemi të përkushtuar ta forcojmë. Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e Japonisë gjatë viteve dhe presim bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen”, shkroi Osmani.

Yoko pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.