Valdet Hoxha: Liberalizimi i vizave për qytetarët serb në Kosovë prek sovranitetin e vendit

Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë për “Front Online” se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët në Kosovë  prek sovranitetin e vendit. Ai deklaroi se ky vendim mund t’i dekurajojë qytetarët serb që të integrohen në institucione kosovare. “Kjo mund t’i dekurajojë pjesëtarët e komunitet serb me u integru në institucionet e […]

Valdet Hoxha: Liberalizimi i vizave për qytetarët serb në Kosovë prek sovranitetin e vendit
valdet-hoxha:-liberalizimi-i-vizave-per-qytetaret-serb-ne-kosove-prek-sovranitetin-e-vendit

valdet-hoxha:-liberalizimi-i-vizave-per-qytetaret-serb-ne-kosove-prek-sovranitetin-e-vendit


Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë për “Front Online” se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët në Kosovë  prek sovranitetin e vendit.

Ai deklaroi se ky vendim mund t’i dekurajojë qytetarët serb që të integrohen në institucione kosovare.

“Kjo mund t’i dekurajojë pjesëtarët e komunitet serb me u integru në institucionet e Kosovës sepse të njëjtit mund të lëvizshin lirshëm edhe nëse i marrin pasaportat e Kosovës e ky hap që mund të lëvizin me pasaportat e strukturave paralele do t’i frenon që të jenë lojal ndaj institucioneve. Atak direkt i sovranitetit të Kosovës”, u shpreh Hoxha.

Hoxha thotë se problemi qëndron tek sovraniteti i Kosovës.

“Tek sovraniteti i Kosovës është problematike që brenda një vendi sovran një shtet tjetër të lëshoj pasaporta dhe të njëjtat të mos kenë viza për të udhëtuar lirshëm në vendet e BE”, deklaroi Hoxha. /FrontOnline/