Kryediplomatja japoneze: Zhvillimi ekonomik i Kosovës, thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja shtet, Japonia e ka mbështetur vazhdimisht shtetndërtimin e Kosovës. Tutje me rastin e vizitës së saj zyrtare në Kosovë, ajo u shpreh se forcimi i raporteve mes të dyja vendeve, do të ndikojë […]

Kryediplomatja japoneze: Zhvillimi ekonomik i Kosovës, thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon
kryediplomatja-japoneze:-zhvillimi-ekonomik-i-kosoves,-thelbesor-per-paqen-dhe-stabilitetin-ne-rajon

kryediplomatja-japoneze:-zhvillimi-ekonomik-i-kosoves,-thelbesor-per-paqen-dhe-stabilitetin-ne-rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja shtet, Japonia e ka mbështetur vazhdimisht shtetndërtimin e Kosovës.

Tutje me rastin e vizitës së saj zyrtare në Kosovë, ajo u shpreh se forcimi i raporteve mes të dyja vendeve, do të ndikojë edhe më shumë në forcimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

”Zhvillimi ekonomik i Kosovës është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në fushën ekonomike, aktivitete konkrete janë duke u zhvilluar edhe në Kosovë. Një kompani japoneze po zgjeron në mënyrë aktive operacionet e tyre në Evropë nga një bazë në Kosovë në sektorin e ushqimit. Për më tepër, vitin e ardhshëm do të mbahet Expo Osaka-Kansai dhe kemi marrë konfirmimin e qeverisë së Kosovës për pjesëmarrje. Ne jemi të etur të punojmë së bashku për të përshpejtuar përgatitjet për të ndërtuar një momentum për suksesin e Expo, duke shfrytëzuar këtë mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve tona. Shpresojmë që pjesëmarrja e Kosovës në Expo të shfaqë sharmin e saj, duke çuar në shembuj të rinj të suksesshëm të investimeve të biznesit. Qeveria japoneze do të vazhdojë të inkurajojë dhe mbështesë zgjerimin e aktiviteteve të kompanive japoneze në këtë rajon, me bindje të fortë se forcimi i marrëdhënieve tona ekonomike do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke hedhur kështu bazat për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”./Klankosova.tv