Raporti për kulturocidin serb i dorëzohet Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njoftoi se Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës ia dorëzoi raportin e dokumentimit me të gjeturat e kulturocidit serb në Kosovë. Në një postim në Facebook ai sqaroi se raporti është rezultat i punës së komisionit shtetëror të emëruar nga qeveria, me anëtarë nga institucionet shtetërore dhe profesionale. Tutje […]

Raporti për kulturocidin serb i dorëzohet Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës
raporti-per-kulturocidin-serb-i-dorezohet-institutit-per-dokumentimin-e-krimeve-te-luftes

raporti-per-kulturocidin-serb-i-dorezohet-institutit-per-dokumentimin-e-krimeve-te-luftes

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njoftoi se Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës ia dorëzoi raportin e dokumentimit me të gjeturat e kulturocidit serb në Kosovë.

Në një postim në Facebook ai sqaroi se raporti është rezultat i punës së komisionit shtetëror të emëruar nga qeveria, me anëtarë nga institucionet shtetërore dhe profesionale.

Tutje ministri theksoi se gjatë luftës, projekti gjenocidal serb kishte shenjëstruar trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke e lënë me pasoja tronditëse.

“1784 monumente të shkatërruara, 3724 artefakte të grabitura, 175 biblioteka të shkatërruara, 1.7 milion libra shqip të asgjësuar, dhjetëra mijëra dokumente arkivore të monumenteve të grabitura, qindra vepra arti të dëmtuara e vjedhura”.

“Nuk do të ndalemi për asnjë moment në betejën tonë për drejtësi e dëmshpërblim karshi Serbisë”, shkroi Çeku.