Investimet në Spitalin e Pejës kushtuan mbi gjysmë milioni

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se investimet në Spitalin e Pejës kanë kapur vlerën e mbi 500 mijë eurove. Përmes një postimi në Facebook, Vitia tregon listën e gjërave ku është investuar. Bëhet fjalë për gurthemelin për Depon Farmaceutike prej 400 metra katrorë, ndërtimin e “korridorit të ngrohtë” që lidh bllokun […]

Investimet në Spitalin e Pejës kushtuan mbi gjysmë milioni
investimet-ne-spitalin-e-pejes-kushtuan-mbi-gjysme-milioni

investimet-ne-spitalin-e-pejes-kushtuan-mbi-gjysme-milioni

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se investimet në Spitalin e Pejës kanë kapur vlerën e mbi 500 mijë eurove.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia tregon listën e gjërave ku është investuar.

Bëhet fjalë për gurthemelin për Depon Farmaceutike prej 400 metra katrorë, ndërtimin e “korridorit të ngrohtë” që lidh bllokun kirurgjik me emergjencën, renovime në pavijonin e internos, korridoret e njësisë koronare, kabinetin e endoskopisë, ergometrinë, hollin e kuzhinës dhe rregullimi i kuzhinës, funksionalizimin e sallës operative të gjinekologjisë brenda repartit, fillimin e punimeve në repartin e ri për Hemodializë dhe renovimi i repartit ekzistues, administratës dhe koridorit të psikiatrisë, si dhe renovimin e dy sallave të takimeve.