Nura dhe Lushtaku presin në takim nënën e 7-vjeçarit të vra*rë nga forcat serbe: Një grua me zemër të madhe

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim gruan e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Malush Ahmeti dhe nënën e 7-vjeçarit që u vra nga forcat serbe, Leutrimi, Shukrije Ahmeti. Kryetari Nura u vizitua nga nëna Shukrije dhe dy djemtë e saj, Bahriu dhe Bedriu, shkruan Telegrafi. Ai ka thënë […]

Nura dhe Lushtaku presin në takim nënën e 7-vjeçarit të vra*rë nga forcat serbe: Një grua me zemër të madhe
nura-dhe-lushtaku-presin-ne-takim-nenen-e-7-vjecarit-te-vra*re-nga-forcat-serbe:-nje-grua-me-zemer-te-madhe

nura-dhe-lushtaku-presin-ne-takim-nenen-e-7-vjecarit-te-vra*re-nga-forcat-serbe:-nje-grua-me-zemer-te-madhe

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim gruan e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Malush Ahmeti dhe nënën e 7-vjeçarit që u vra nga forcat serbe, Leutrimi, Shukrije Ahmeti.

Kryetari Nura u vizitua nga nëna Shukrije dhe dy djemtë e saj, Bahriu dhe Bedriu, shkruan Telegrafi.

Ai ka thënë se kjo grua është sfiduar me shumë ngjarje të rënda jetësore, por që ndjehet krenare që i dha lirisë së Kosovës bashkëshortin dhe djalin e saj.

“Kënaqësi të mirëpresim bashkë me nënkryetarin Lushtaku, nënën Shukrije Ahmeti me dy djemtë Bahriu dhe Bedriu – bashkëshortja e heroit Malush Ahmeti e nëna e Leotrimit, një grua me zemër të madhe që është sfiduar me shumë ngjarje të rënda të jetës, por që ndihet krenare që i dha lirisë së Kosovës dy njerëzit e saj më të dashur!”, ka thënë Nura.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Skenderajt ka pranuar mirënjohje nga familja Ahmeti.

Kujtojmë që gjatë muajit qershor të këtij viti në qytetin e Skenderajt është përuruar shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmeti.

Shtatorja e Leutrimit u punua nga skulptori, Sabri Behramaj.