Hamasi hedh poshtë kushtet e reja të armëpushimit izraelit dhe tërhiqet nga Kajro

Një delegacion i Hamasit u largua mbrëmjen e kësaj të diele nga Kajro, tha Ezzat Risk, një nga zyrtarët e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze për një armëpushim në Gaza. Të dërguarit e Hamasit “takuan ndërmjetësuesit, të cilët i informuan mbi [...]Read More...

Hamasi hedh poshtë kushtet e reja të armëpushimit izraelit dhe tërhiqet nga Kajro

Një delegacion i Hamasit u largua mbrëmjen e kësaj të diele nga Kajro, tha Ezzat Risk, një nga zyrtarët e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze për një armëpushim në Gaza.

Të dërguarit e Hamasit “takuan ndërmjetësuesit, të cilët i informuan mbi rezultatet e negociatave të fundit“, tha Risk. Pozicioni i lëvizjes së tij mbetet i pandryshuar: Hamasi dëshiron, siç përsëriti Risk, “një armëpushim të plotë, një tërheqje të plotë të trupave izraelite, kthimin e të zhvendosurve, hyrjen e ndihmës humanitare, rindërtimin dhe një marrëveshje shkëmbimi” për të burgosurit dhe pengjet palestineze Gaza.

Në të njëjtën kohë, një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha se grupi po i qëndronte propozimit të tij të 2 korrikut për një armëpushim në Gaza, duke hedhur poshtë kushtet e reja izraelite dhe duke thënë se bisedimet për një marrëveshje të afërt janë false. “Ne nuk do të pranojmë diskutime për tërheqje nga ajo që ramë dakord më 2 korrik apo për kushte të reja”, tha ai, duke folur në televizionin Al-Aqsa./abcnews.al