Haradinaj: Kushdo që rrezikon jetën e ushtarëve amerikanë, është kundër Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me hapjen e urës së Ibrit. Haradinaj ka thënë se ata që i rrezikojnë ushtarët amerikan në Kosovë, janë kundër Kosovës. “Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës […]

Haradinaj: Kushdo që rrezikon jetën e ushtarëve amerikanë, është kundër Kosovës
haradinaj:-kushdo-qe-rrezikon-jeten-e-ushtareve-amerikane,-eshte-kunder-kosoves

haradinaj:-kushdo-qe-rrezikon-jeten-e-ushtareve-amerikane,-eshte-kunder-kosoves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me hapjen e urës së Ibrit.

Haradinaj ka thënë se ata që i rrezikojnë ushtarët amerikan në Kosovë, janë kundër Kosovës.

“Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet! Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i plotë: 

Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!

Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen!

P. S

Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht!