Haradinaj në Vushtrri: Kategoritë e Lirisë po përballen me varfërinë për shkak të politikave të gabuara të qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij të sotme në Vushtrri, ka takuar veteranë të luftës dhe familjet e dëshmorëve. Haradinaj ka thënë se shumica e qytetarëve të Vushtrrisë përballen me mungesë të perspektivës e me varfëri. “Në Vushtrrinë e traditës e të qytetarisë, pata mundësinë të flas […]

Haradinaj në Vushtrri: Kategoritë e Lirisë po përballen me varfërinë për shkak të politikave të gabuara të qeverisë
haradinaj-ne-vushtrri:-kategorite-e-lirise-po-perballen-me-varferine-per-shkak-te-politikave-te-gabuara-te-qeverise

haradinaj-ne-vushtrri:-kategorite-e-lirise-po-perballen-me-varferine-per-shkak-te-politikave-te-gabuara-te-qeverise

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij të sotme në Vushtrri, ka takuar veteranë të luftës dhe familjet e dëshmorëve.

Haradinaj ka thënë se shumica e qytetarëve të Vushtrrisë përballen me mungesë të perspektivës e me varfëri.

“Në Vushtrrinë e traditës e të qytetarisë, pata mundësinë të flas hapur me jo pak prej qytetarëve të saj, që nga mësuesit e studentët, pensionistët e të papunët, të punësuarit e deri te përfaqësuesit e Kategorive të Lirisë. Fatkeqësisht shumica prej tyre me halle jetike, mungesë perspektive e mirëqenieje, të përballur edhe me varfërinë, kjo kryesisht për shkak të politikave të gabuara të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vizituar edhe Zyrën e Familjeve të Dëshmorëve.

“Vizitova edhe Zyrën e Familjeve të Dëshmorëve, ku kisha nderin të takoj edhe disa familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të mi nga Vushtrria, të rënë heroikisht në Zonën e Dukagjinit. Ne besojmë në një Kosovë ku veteranët dhe familjarët e dëshmorëve nderohen ashtu siç e meritojnë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se pas 9 shkurtit do të kalojmë në një tjetër nivel të angazhimit e përgjegjësisë.

“Pas 9 shkurtit do të kalojmë në një tjetër nivel të angazhimit, përgjegjësisë por edhe vendosmërisë për një jetë më të dinjitetshme, që do të mundësojë:

•Përfshirjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së në baraz-vlerë me pagën minimale, e cila nuk do të jetë më e ulët se 500 euro.

•Implementimin e Ligjit për statusin e vlerave të luftës, i cili mundëson përkrahje institucionale dinjitoze për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët.

•Veteranëve do t’u mundësohet të punojnë pa ju hequr pensioni”, ka përfunduar Haradinaj.