Haziri: Çështjen e Urës së Ibrit, Kurti e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve. Haziri thotë se çështja e Urës së Ibrit, nuk duhet të dialogohet aspak, sipas tij ai që dialogon e shkel me dy këmbë Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.   “Ai që dialogon dhe vendos një objekt […]

Haziri: Çështjen e Urës së Ibrit, Kurti e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral
haziri:-ceshtjen-e-ures-se-ibrit,-kurti-e-solli-ne-agjende-vetem-per-konsum-te-brendshem-elektoral

haziri:-ceshtjen-e-ures-se-ibrit,-kurti-e-solli-ne-agjende-vetem-per-konsum-te-brendshem-elektoral

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve.

Haziri thotë se çështja e Urës së Ibrit, nuk duhet të dialogohet aspak, sipas tij ai që dialogon e shkel me dy këmbë Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.

 

“Ai që dialogon dhe vendos një objekt e cila është në listën e objekteve të rëndësishme në aspektin e sigurisë së brendshme, shkel me dy këmbë edhe Kushtetutën edhe sovranitetin, sepse është çështje e brendshme e cila është përballu në vititn 2018. Kur Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LDK, ka hap qarkullimin për njerëz mbi lumin Ibër, ka bërë rivitalizimin dhe ka bërë rindërtimin e urës dhe ka pengu ndërtimin e të ashtuquajturit park në zonën urbane të Mitrovicës në pjesën veriore sepse tendenca ka qenë me bë një pengesë fizike që mos me mujt me kalu automjetet në atë kohë”, tha ai.

Tutje, ai thekson se Kurti çështjen e Urës së Ibrit e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral, ku kjo sipas tij i ka dhënë një dimension tjetër.

“Në Kosovë ka harres institucionale, madje faza e dytë nuk ka hy në prioritet sepse nuk ka qenë çështje që duhet të dikutohet me askënd vetëm me autoritetet lokale në Mitrovicë që përfshijnë dy komunat, me KFOR-in në Kosovë dhe institucionet tjera në Kosovë të sigurisë. Marrja me çështjen e Urës atje, kërkesa e KFOR-it për me ba rivitaliziminm e Urës edhe njëherë dhe sjellja në agjendë për konsum të brendshëm politik i ka dhënë dimension tjetër fatkeqësisht. Është e vetmja arsye që ka ardh në agjendë në Kosovë kjo çështje, vetëm për arsye të konsumit të brendshëm që është elektoral. Problematizimi i qarkullimit të veturave mbi lumin Ibër ka rreziku me pengu qarkullimin e lirë të njerëzve. Sepse kjo ndodh nëse e merr rrezikun me bë veprime të tilla pa koordinim me KFOR-in”, u shpreh ai.

Sipas tij zgjidhja finale nuk është me hapjen e Urës por kur Mitrovicës i ofrohet statusi i qytetit.

“Zgjidhja finale nuk bëhet me hapjen e Urës por me kur Mitrovicës i ofrohet statusi i qytetit, e ruan autonominë e vetqeverisjes lokale për dy komuna, ndërsa statusi i qytetit i vet Mitrovicës për ta bashku formalisht dhe praktikisht qytetin e Mitrovicës.Kjo qeveri në vend që të merret me një qytet dy komuna, ku ura është një nga segmentet që e integron qytetin, por bashkimin e qytetit e bënë vetëm kur i jepet Mitroviës statusi i qytetit”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.