“U kënaqa me temin”, Vesa Vllasaliu nxit spekulime për lidhje me një reagim që i bëri ndjekësit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vallasaliu, “trazoi” internetin me një reagim që i bëri një ndjekësi në TikTok. Ajo publikoi një video në këtë platformë, ku bashkë me miken e saj interpretonin disa frazë të këngës “Na 2” të Loredanës dhe Taynës. Kësaj videoje i reagoi një ndjekës, duke bërë një koment për…

“U kënaqa me temin”, Vesa Vllasaliu nxit spekulime për lidhje me një reagim që i bëri ndjekësit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vallasaliu, “trazoi” internetin me një reagim që i bëri një ndjekësi në TikTok.

Ajo publikoi një video në këtë platformë, ku bashkë me miken e saj interpretonin disa frazë të këngës “Na 2” të Loredanës dhe Taynës.

Kësaj videoje i reagoi një ndjekës, duke bërë një koment për ish-partnerin e saj: “Hala vuan për futbollistin, ai u kënaq pa ty”, shkroi një ndjekës, duke shtuar edhe një emoji ironik.

Vesa, më pas ia ktheu një përgjigje epike, por duke lënë gjithashtu të nënkuptuar se mund të jetë në lidhje.

“Haha, mos e merrni seriozisht, se unë u kënaqa me temin”, ia ktheu ajo përgjigjen.

Reagimi i saj spekulime të shumta dhe dyshime se ajo mund të mos jetë ‘single’.