Hovenier: Nuk është e mençur të ketë projektligje në mospërputhje me legjislacionin e BE-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pyetur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti, ka thënë se ShBA-ja është me popullin e Kosovës, ani pse, sipas tij, ShBA-ja dhe partnerët e tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti. Ndër të tjera, ambasadori kërkoi që Ligji për KPK-në edhe KPM-në […]

Hovenier: Nuk është e mençur të ketë projektligje në mospërputhje me legjislacionin e BE-së
hovenier:-nuk-eshte-e-mencur-te-kete-projektligje-ne-mosperputhje-me-legjislacionin-e-be-se

hovenier:-nuk-eshte-e-mencur-te-kete-projektligje-ne-mosperputhje-me-legjislacionin-e-be-se

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pyetur për marrëdhëniet me Qeverinë Kurti, ka thënë se ShBA-ja është me popullin e Kosovës, ani pse, sipas tij, ShBA-ja dhe partnerët e tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti. Ndër të tjera, ambasadori kërkoi që Ligji për KPK-në edhe KPM-në të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Temperaturat e larta nuk e ndalën ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier të vizitoj komunën e Gjakovës.

Megjithatë, u pyet edhe për raportet e tij dhe shtetit që përfaqëson me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Do të them atë që them gjithmonë, asgjë më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë, edhe kjo është arsyeja pse jam këtu duke ju bashkuar kryetarit të komunës për të biseduar për të avancuar programet të cilat avancojnë rritjen ekonomike, krijojnë vende pune për Gjakovën. Dhe të takohem me përfaqësues të komuniteteve të anashkaluara dhe për biseduar me ta se si kjo qeveri mund të ofrojë më shumë për ta. Siç e kam thënë shpehs, kemi qenë me popullin e Kosovë, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës”, tha Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë.

Por, ambasadori nuk mohoi faktin se kanë mosmarrëveshje për disa tema me qeverinë aktuale.

“Kjo nuk nënkupton që ne do të pajtohemi me çdo zgjidhje që bënë çdo qeveri e Kosovës, nuk është fare e fshehtë që qeveria ime dhe disa partner që ne punojnë siç janë Gjermania, Franca, Italia, Bashkimi Europian, kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike të cilat i ka bërë qeveria Kurti dhe të cilat pamundësojnë arritjen e asaj çfarë dëshirojmë të arrijmë në Kosovë”, deklaroi Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë.

Ambasadori amerikan u deklarua edhe për miratimin e të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ku tha se ka biseduar me zyrtarët e qeverisë.

“Unë kam pasur rastin që të bisedoj me zyrtarët e qeverisë, kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla e SHBA-ve është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropiane, sepse kjo do ta lehtësoj atë procesin që ne dëshirojmë ta shohim Kosovën afër BE-së sepse të jemi të qartë ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që të ketë legjislacion që pikërisht ato organizata e kanë thënë që jo domosdoshmërisht janë në përputhje me norma evropiane”, u shpreh Hovenier.

Hovennier shtoi se vetëm me anë të bashkëpunimit mes Kosovës me partnerët si SHBA e BE, mund të arrihet më lehtë në aspiratat e të gjithëve.