Ekonomistri Raçi: Kamatat e bankave janë të larta, diaspora kërkon ligj që i mbronë bizneset

Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Imer Raçi ka folur për Front Online lidhur me pakon që do të lansohet nga Qeveria për thirrjen e mërgimtarëve për të investuar në Kosovë. Raçi thotë se normat e bankave janë të larta dhe diaspora kërkon ligj që i mbron bizneset. Sipas Raçit, mërgimtarët nuk vijnë të investojnë […]

Ekonomistri Raçi: Kamatat e bankave janë të larta, diaspora kërkon ligj që i mbronë bizneset
ekonomistri-raci:-kamatat-e-bankave-jane-te-larta,-diaspora-kerkon-ligj-qe-i-mbrone-bizneset

ekonomistri-raci:-kamatat-e-bankave-jane-te-larta,-diaspora-kerkon-ligj-qe-i-mbrone-bizneset


Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Imer Raçi ka folur për Front Online lidhur me pakon që do të lansohet nga Qeveria për thirrjen e mërgimtarëve për të investuar në Kosovë.

Raçi thotë se normat e bankave janë të larta dhe diaspora kërkon ligj që i mbron bizneset.

Sipas Raçit, mërgimtarët nuk vijnë të investojnë ku nuk ka politika të favorshme për një biznes.

“Normat e bankës tek ne janë shumë të larta. Diaspora dëshiron të ketë ligj që i mbron bizneset e tyre e jo të ketë politika jo të favorshme për investimet e diasporës”, theksoi ai.

Ai ka listuar kushtet që duhet t’ua krijojë Kosova investitorëve.

“Duhet të ketë infrastrukturë ligjore që funksionin ligji, duhet më pas stimulime financiare përmes bankave, normën e kredive të bankave duhet të ketë siguri bankare ku i deponojnë parat duhet të ketë norma të favorshme për bizneset e tyre”, përfundoi Raçi për Front Online.

Të martën do të lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

Lansimi i saj do të bëhet në orën 09:30.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier.