Hoxhaj publikon fotografi të vitit 2012, Burnsin e quan mendje brilante, Kurtit ia përmend “përrallat populiste”

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë sot se vizita e drejtorit të CIA-së, William Burns dëshmon se ShBA-të nuk flasin për Kosovën pa e vizituar atë. Tutje ai tha se Burns ka merita personalisht për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ai ka publikuar edhe një fotografi me të vitit 2012. “Vizita e Drejtorit të CIA, […]

Hoxhaj publikon fotografi të vitit 2012, Burnsin e quan mendje brilante, Kurtit ia përmend “përrallat populiste”
hoxhaj-publikon-fotografi-te-vitit-2012,-burnsin-e-quan-mendje-brilante,-kurtit-ia-permend-“perrallat-populiste”

hoxhaj-publikon-fotografi-te-vitit-2012,-burnsin-e-quan-mendje-brilante,-kurtit-ia-permend-“perrallat-populiste”

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë sot se vizita e drejtorit të CIA-së, William Burns dëshmon se ShBA-të nuk flasin për Kosovën pa e vizituar atë. Tutje ai tha se Burns ka merita personalisht për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ai ka publikuar edhe një fotografi me të vitit 2012.

“Vizita e Drejtorit të CIA, William Burns është lajm i madh që tregon se ShBA nuk flet për Kosovën në rajon pa e vizituar atë dhe pa e trajtuar Kosovën si partner strategjik e të barabartë! Burns personalisht ka merita në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës nga ditët e para të saj e deri në vizitën e tij sot! Askush më shumë se ai në vitet 2007-2008 nuk ka qenë përkrahës i madh i Kosovës para kundërshtarit të madh Putin dhe Rusisë së tij, krahas përkushtimit të tij për njohjen e pavarësisë së dhe në përmbylljen e shtetndërtimit të saj!”, tha ai.

Tutje ai tha se përmbyllja e vizitës në Kosovë pas Bosnjës dhe Serbisë, tregon për një momentum të rajonal sa i takon sigurisë.

“Përmbyllja e vizitës në Kosovë pas Bosnjës dhe Serbisë, tregon për një momentum të rajonal sa i takon sigurise dhe të përkushtimit amerikan, por një moment kthese për politiken e brendshme dhe te jashtme te Kosovës, nëse bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e kanë kuptuar drejt qëllimin e vizitës dhe nëse do t’i nderojnë zotimet e marra për të rikthyer Kosovën në binarët e partneritetit me ShBA-në!  Mbetet të shihet se sa ata do të emancipohen nga një mendje briliante si William Burns dhe do kalojnë nga përrallat populiste drejt veprimeve racionale, në shërbim të interesit vital të Kosovës që është i njëjti me atë të Amerikës!”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.