Humbi jetën edhe një fëmijë pas sulmit të djeshëm në Angli

Një vajzë e tretë ka vdekur pas sulmit masiv të djeshëm me thikë në një festë kërcimi në Southport të Anglisë, përcjell albinfo.ch. Vajza 9-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy vajza të tjera të moshës 6 dhe 7 vjeç kanë ndërruar jetë ditën e djeshme. Pesë fëmijë dhe […] The post Humbi jetën edhe një fëmijë pas sulmit të djeshëm në Angli appeared first on Albinfo.

Humbi jetën edhe një fëmijë pas sulmit të djeshëm në Angli

Një vajzë e tretë ka vdekur pas sulmit masiv të djeshëm me thikë në një festë kërcimi në Southport të Anglisë, përcjell albinfo.ch.

Vajza 9-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy vajza të tjera të moshës 6 dhe 7 vjeç kanë ndërruar jetë ditën e djeshme.

Pesë fëmijë dhe dy të rritur mbeten në gjendje kritike.

Vetë Taylor Swift ka reaguar duke thënë se “tmerri i sulmit të djeshëm në Southport po më mbulon vazhdimisht”.

Një 17-vjeçar, i arrestuar me dyshimin për vrasje, ndodhet në paraburgim.

Ai lindi në Cardiff nga prindër ruandazë dhe u zhvendos në zonën e Southport në 2013.

The post Humbi jetën edhe një fëmijë pas sulmit të djeshëm në Angli appeared first on Albinfo.