Shkarkimi e emërimi i ministrave, presidenti Begaj miraton ndryshimet në qeveri

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa […] The post Shkarkimi e emërimi i ministrave, presidenti Begaj miraton ndryshimet në qeveri appeared first on Albinfo.

Shkarkimi e emërimi i ministrave, presidenti Begaj miraton ndryshimet në qeveri

Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

 

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla;

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi;

Shkarkimin e Ministrit të Financave, Ervin Mete;

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali;

Emërimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha;

Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu;

Emërimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj;

Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

The post Shkarkimi e emërimi i ministrave, presidenti Begaj miraton ndryshimet në qeveri appeared first on Albinfo.