“Anri Sala në mes të mjeshtrave të vjetër”, ekspozon afreskat e tij në Bazel

Ekspozita e vogël me titull programor “Anri Sala – në mes të mjeshtrave të vjetër” mund të vizitohet deri më 15 shtator, në "Kunstmuseum Basel" The post “Anri Sala në mes të mjeshtrave të vjetër”, ekspozon afreskat e tij në Bazel appeared first on Albinfo.

“Anri Sala në mes të mjeshtrave të vjetër”, ekspozon afreskat e tij në Bazel

Muzeu i arteve “Kunstmuseum Basel” ka vendosur veprat bashkëkohore të artistit shqiptar Anri Sala në mes të galerisë së tij të mjeshtrave të vjetër. “Ai pikturon si Mikelanxhelo”, shkruan gazeta zvicerane “Basler Zeitung” për Anri Salën.

Në gjashtë veprat, të cilat ndodhen tani në një hapësirë ​​mes mjeshtërve nga shekujt 15-16, si Konrad Witz apo Hans Holbein D. A. (Plaku), artisti i njohur shqiptar me bazë në Berlin ka përdorur një teknikë artizanale historike që dikur i kishte siguruar pavdekësinë artistëve të mëdhenj si Raphael, Michelangelo dhe Piero della Francesca: pikturën afreske, transmeton albinfo.ch

Kjo është një teknikë në të cilën ngjyrat aplikohen në suvanë ende të lagur të mureve ose tavaneve, gjë që u jep pikturave qëndrueshmëri të madhe.

Afresket, të pikturuara me ngjyra të zbehta, takohen me ngjyrat e theksuara të pikturave të periudhës së vonë gotike dhe të fillimit të Rilindjes.

Në dy vepra, Sala i referohet drejtpërdrejt një modeli nga Rilindja (Renesanca) e hershme, domethënë artistit Piero della Francesca dhe ciklit të tij të famshëm të afreskeve “Legjenda e Kryqit të Shenjtë”, e cila ndodhet në Bazilikën e San Francesco në Arezzo (I).

Sala ka zgjedhur dy detaje nga njëri prej përshkrimeve: dy koka femrash dhe dy duar, shkruan sda.ch. Ato duken si zmadhime spontane që janë sjellë në fokus me dy gishta në një ekran me prekje (touchscreen). Ngjyrat janë të shtrembëruara si një foto negative me ngjyra.

Sala gjithashtu ka integruar elemente mermeri të vrazhdë në punime, të cilat shtrihen përtej skicave drejtkëndore të pikturave. Artisti i përdori këto për të simuluar pjesët “e qëruara” të pikturave, që mund të shihen shpesh në muralet historike si shenjë e kohës, vjetërsisë së tyre.

Në një seri të dytë, Sala ka pikturuar imazhe të reve që fillimisht i ka kapur fotografikisht nga aeroplani. Ai gjithashtu ka integruar elemente mermeri në to.

Gjashtë veprat e Anri Salës, të krijuara në vitin 2023, i përkasin koleksionit të Fondacionit Emanuel Hoffmann. Muzeuni Bazelit “Kunstmuseum Basel” ka të drejtë të përdorë lirisht vepra nga koleksioni i gjerë i përmendur më lart, për ekspozita, gjë që e ka bërë në këtë rast.

Ekspozita e vogël me titull programor “Anri Sala – në mes të mjeshtrave të vjetër” mund të vizitohet deri më 15 shtator.

Anri Sala është një piktor shqiptar, i lindur në vitin 1974 në Tiranë. Pasi ka mbaruar studimet për pikturë në Tiranë, ai ka vazhduar studimet për video në École Nationale Supérieure des Arts Décoratifs në Paris, përcjell albinfo.ch. Kjo është pasuar nga studimet për regji filmi në Le Fresnoy-Studio National des Arts Contemporains në Tourcoing, Francë.Vepra e tij ekspozohet dhe çmohet lartë në qarqet artistike në Evropë e më gjerë. Forma kryesore e shprehjes së tij artistike është video.

The post “Anri Sala në mes të mjeshtrave të vjetër”, ekspozon afreskat e tij në Bazel appeared first on Albinfo.