Izraeli sulmon me dron Libanin, raportohet për dy të vdekur

Mbrojtja civile libaneze ka raportuar se dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në Libanin jugor pasi një dron izraelit goditi një veturë dhe një motoçikletë. Sipas raportimeve, një dron izraelit ka goditur midis qyteteve Mays al-Jabal dhe Chaqra në rrugën për në Al Qala, duke lënë dy persona të plagosur. Një […] The post Izraeli sulmon me dron Libanin, raportohet për dy të vdekur appeared first on Albinfo.

Izraeli sulmon me dron Libanin, raportohet për dy të vdekur

Mbrojtja civile libaneze ka raportuar se dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në Libanin jugor pasi një dron izraelit goditi një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas raportimeve, një dron izraelit ka goditur midis qyteteve Mays al-Jabal dhe Chaqra në rrugën për në Al Qala, duke lënë dy persona të plagosur. Një sulm i dytë në një motoçikletë në rrugën Mays al-Jabal-Chaqra pranë kështjellës Dubayeh rezultoi në dy viktima dhe tre lëndime të tjera, në mesin e të plagosurve edhe një fëmijë i cili ndodhet në gjendje kritike, shkruan AA.

Nga ana e Izraelit, deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment, ndërsa ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës izraelit në Liban që nga sulmi me raketë i Hezbollahut në Izrael që vrau 12 persona.

Hezbollahu në vazhdimësi ka mohuar përfshirjen në atë sulm, transmeton albinfo.ch.

The post Izraeli sulmon me dron Libanin, raportohet për dy të vdekur appeared first on Albinfo.